Një hajn në Kinë ka pësuar lëndime të rënda trupore në veçanti në kokë, kur tentoi të kryej një vjedhje brenda një marketi ku punonjësi i dha leksion.
Shitësi ia theu gjashtë shishe të birrave në kokë hajnit, i cili tentoi nën kërcënimin e thikës ta plaçkit marketin në pjesën veriore të Kinës, transmeton Telegrafi.
Kur hajni tentoi t’ia vë thikën në qafë, ai reagoi menjëherë duke kapur shishen e parë të birrës të cilën pa u menduar dy herë ia theu në kokë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, kur hajni u rrëzua në tokë shitësi vazhdoi me avazin e vjetër – duke ia thyer edhe pse shishe tjera në kokë.
Më pas u largua nga ai për t’i telefonuar policisë, të cilët reaguan shpejtë duke e prangosur hajnin i cili nga lëndime trupore u rrëzua në tokë. /Telegrafi/