Telegrafi

Tentoi të kontrabandoj 930 teste për COVID-19, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Muçibabë, mbrëmë rreth orës 20:35 ka arrestuar një person shqiptar shtetas i Serbisë.

I njëjti është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar disa kutia me gjithsejtë 930 teste për COVID-19 dhe 21 copë ftohëse.

Me vendim të prokurorit i është konfiskuar automjeti ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/