Një aksident trafiku që ndodhi në Bjellorusi, është filmuar nga kamera e vendosur brenda një veture në lëvizje.
Gjithqka ndodhi në qytetin Grodno që gjenden në trekëndëshin Lituani, Poloni dhe Bjellorusi, ku aktorët kryesorë ishin kamioni i ushtrisë nga marka MAZ dhe një veturë Skoda, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme (25 janar) në orët e para të mëngjesit. Skoda ishte ndalur në udhëkryq duke tentuar të kthehet në të majtë.
Fillimisht Skoda e kishte lënë kamionin e parë ushtarak URAL të kalojë dhe më pas një veturë civile, por kur ndryshoi ngjyra në semafor nga e gjelbra në të kuqe, shoferi i Skodës pavarësisht kësaj u nis.
Befasisht u shfaq një kamion tjetër i ushtrisë – MAZ. Në momentet e fundit, shoferi i kamionit vërejti rrezikun dhe u shmang paksa në të djathtë të korsisë, por Skoda përfundoi e përplasur në kamion.
Skoda mbeti pa pjesën e përparme të mbrojtësit, e sipas autorit të videos brenda kamionit kishte ushtarë. Nga kjo përplasje nuk është lënduar as shoferi i Skoda e as ai i kamionit. /Telegrafi/