Site icon Telegrafi

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 36-vjeçari turk

Foto: Ilustrim

Një 36-vjeçar banues në Turqi dhe ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe pasaportave.

Ai u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin B. B., 36 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version