Telegrafi

Tentoi të hynte në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet një person në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Një person tentoi të hynte në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, mirëpo i njëjti është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Me vendin të prokurorit ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

“Është ndaluar një automjet që dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/