Telegrafi

Tentoi të hyjë në Kosovë me dokument të falsifikuar, arrestohet serbi

Një serb ka tentuar dje të hyjë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’, duke prezantuar një patent shofer që dyshohet të jetë i falsifikuar.

“Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar”, thuhet në raportin policor.

Policia e Kosovës tutje thotë se rasti shkon në procedurë të rregullt.