Sot në orën 07:40 zjarrfikësit janë njoftuar për një rast se një person në Klinikën e Internos ka tentuar të hidhet nga kati i 6-të.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur komandanti i batalionit të zjarrfikësve, Muhamet Reqani.
Sipas tij, ata i kanë asistuar policisë duke e bërë të mundur qasjen nga dritarja dhe nga dera.
“Sot në ora 07:40 BPZ është lajmëruar për një rast se një person në Klinikën e Internos është duke tentuar që të hidhet nga kati 6. Ne si BPZ ju kemi asistuar Policisë së Kosovës me pajisje dhe resurset tona duke e bërë të mundur qasjen nga dritarja dhe dera”, ka thënë Reqani. /Telegrafi/