Doganierët e kanë ndaluar një burrë të paemëruar, që tentoi të fuste paligjshëm rreth 100 kilogramë djathë nga Finlanda në Rusi.
Produktet e qumështit që ndodheshin në 67 paketime, ai i kishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës Vokswagen Caravelle, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pas zbulimit i është konfiskuar tërë sasia, por nuk e kanë arrestuar.
“Deklaroi se të gjitha i ka për vete dhe jo për shitje, ndërsa nuk kemi evidencë që ka të kaluar kriminale”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Por, mbi të ende rëndon akuza për kontrabandë dhe pritet që së shpejti do të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/