Telegrafi

Tentoi të fshihet në shportën e mbeturinave, kamera me imazhe termale e helikopterit të policisë britanike e zbuloi vendndodhjen e tij

Ky është momenti bizar kur policë të armatosur nisen drejt të dyshuarit i cili po tentonte të fshihej në një shportë mbeturinash.

Ishin policia me helikopterët që përdorin kamera me imazhe termale, që ndihmuan policët në terren ta gjejnë të dyshuarin që ishte fshehur brenda një shporte mbeturinash, transmeton Telegrafi.

Nxehtësia e trupit të dyshuarit kishte alarmuar policët në helikopter, të cilët alarmuar kolegët e tyre në terren duke ua bërë të ditur se një person po fshihej në shportë.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet vetura e policisë duke observuar nga distanca shportën. Disa sekonda më vonë ata i afrohen shportës.

Policët e armatosur rrethojnë shportën, pas mesazhit të kolegëve në helikopter se i dyshuari mund të jetë fshehur në shportë dhe në imazhet termale po “shndriste si bredh i vitit të ri”.

Pasi e kupton se e kanë gjetur, i dyshuari del jashtë dhe aty prangoset menjëherë nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Devon të Britanisë së Madhe, ndërsa nga policia nuk kanë dhënë detaje lidhur me operacionin për kapjen e të dyshuarit. /Telegrafi/