Telegrafi

Tentoi ta vjedhë kulmin e stacionit të autobusëve në Mitrovicë, kapet në flagrancë i dyshuari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhë në Mitrovicën e Jugut, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, një person është arrestuar pasi i njëjti ishte kapur në flagrancë duke vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve ne Mitrovicën e Jugut.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur në flagrancë duke vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/