Një peshkatar i ka shpëtuar më të keqes derisa po mundohej ta shpëtonte një peshkaqen të cilit deshi t’ia këpuste grepin që i është ngulur në gojë.
Ky burrë nga Florida Keys, aksidentalisht kishte zënë një peshkaqen të cilin e kishte nxjerrë nga uji, transmeton Telegrafi.
Kurse në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur ai tenton t’ia këpusë me dara grepin që i është ngulur në gojë, por peshkaqeni në një moment për pak sa nuk ia kafshon dorën.
Por edhe pse arriti t’i shpëtoj më të keqes ai pësoi disa gërvishtje të lehta. Ndërsa këtë veprim e përsëriti më vonë, kur peshkaqeni u qetësua dhe e liroi nga grepi duke e kthyer sërish në ujë. /Telegrafi/