Zyra e sherifit Escambia në Florida, ka publikuar pamjet e një tentim rrëmbimi të një vajze 11-vjeçe që ka ndodhur të hënën.
Rreth orës 7, një veturë ishte ndalur afër 11-vjeçares që po priste në stacionin e autobusit, transmeton Telegrafi.
Nga vetura e bardhë doli një burrë i cili kishte një thikë në dorë. Iu afrua vajzës që tentoi të ikë, por pasoi një betejë e ashpër ku burri tentoi ta futë me dhunë në veturë, por ajo arriti të ikë.
Ajo tani është mirë dhe pranë familjes së saj, ndërsa zyra e sherifit ka njoftuar se rrëmbyesi është në paraburgim. Atë e kapën duke përcjellë veturën nga kamerat e sigurisë.
U arrestua për tentim rrëmbim dhe sulm fizik. Policia njoftoi se burri ka të kaluar kriminale, përfshirë akuzat e mëhershme për keqtrajtim seksual me të mitur.
Hetuesit arritën të gjejnë plastelinë të kaltër në rrobat e tij, material ky me të cilin vajza po luante para se të tentonte ta rrëmbente.
Ajo madje ka pranuar se dy javë më parë e njëjta veturë, dhe shoferi brenda saj ishte munduar të bisedojë me të. /Telegrafi/