Site icon Telegrafi

Tentoi ta merrte telefonin që i ra tek binarët, vajza nga Ballkani goditet për vdekje nga treni (Video)

Një vajzë e moshës 13 vjeç u mbyt në New York, kur ajo u përpoq për të marrë celularin e saj, pasi ai i kishte rënë tek binarët në një stacion hekurudhor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në kohën kur ajo po përpiqej të merrte telefonin, aty kishte ardhur treni.

Vajza u identifikua si Diana Kadribashiq, dhe në bazë të informacionit që transmetojnë mediat e huaja, ajo është me origjinë nga Ballkani.

Policia thotë se treni hyri në stacion në kohën kur vajza u përpoq të ngjitej përsëri mbi platformë.

Bëhet e ditur se Diana u dërgua urgjentisht në spital, por vdiq aty nga plagët e marra. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XYikSdMOPfs

Exit mobile version