Telegrafi

Tentoi ta korruptonte policin me 40 euro, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi kishte tentuar të futej në territorin e Kosovës pa letërnjoftim, duke u munduar ta korruptonte zyrtarin policor.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte tentuar dy herë të futej në Kosovë pa letërnjoftim, kurse herën e tretë i ofroi policit kufitar shumën prej 40 eurosh për t’ia mundësuar të futej në Kosovë.

“PKK Vërmicë 27.12.2018 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 €  zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/