Telegrafi

Tentoi ta godet me shqelm topin, britaniku humb baraspeshimin – bie mbi zjarrin që ishte ndezur në oborr për të pjekur mish

Ky është momenti kur një burrë që tentoi ta godet me shqelm topin e futbollit, në një moment humb baraspeshimin dhe përfundoi mbi zjarrin që ishte ndezur në oborrin e shtëpisë.

Paul Helm mendonte të kujtonte momentet e rinisë në Liverpool gjatë një mbrëmje, dhe kështu në një moment derisa tentoi ta godet topin ra mbi zjarrin që ishte ndezur për të pjekur mish – ku kishte ftuar miq dhe familjarë që të argëtohen, transmeton Telegrafi.

54-vjeçari deri u kthye mbrapa humbi baraspeshimin, dhe përfundoi duke shkelur me këmbën e majtë në zjarr dhe të rrëzohet mbi të.

Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime serioze, ndërsa familjarët dhe miqtë që ishin mbledhur në oborrin e shtëpisë së tij, filluan të qeshin me veprimin e tij.

Natyrisht se vrapuan për ta ndihmuar, por humbja e baraspeshës i bëri ata të qeshin dhe t’ia rikujtojnë se vitet e rinisë kanë ikur. /Telegrafi/