Site icon Telegrafi

Tentoi ta dhunonte të miturën, një muaj paraburgim të dyshuarit në Prizren

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit M.XH i cili dyshohet se tentoi ta dhunonte një vajzë të mitur në Prizren.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 24.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.12.2021, ndaj të pandehurit M.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 par.4 nën par. 4.8 lidhur me nenin 28 (tentativa) të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, sipas komunikatës gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Po ashtu, në komunikatë është shpjeguar edhe se si ka ardhur deri tek ngjarja.

Lexo po ashtu Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prizren, tentoi të dhunoi një femër

“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, thuhet në komunikatë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe vepra penale për të cilën dyshohet i pandehuri është e natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe pengimin e përsëritjes të ndonjë vepre tjetër penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version