Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 10.12.2024 rreth orës 15:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Tutje sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/