Telegrafi

Tentoi ta dhunoi një femër, Policia arreston një person në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pasi që i njëjti kishte tentuar ta dhunoi një femër.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 17:00, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte tentuar ta dhunoi viktimën femër kosovare. I dyshuari pasi e kishte kryer veprën me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte ndalë dhe arrestuar nga njësiti policor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/