Site icon Telegrafi

Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru, ku njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmoj me një mjetë të mprehtë (thikë) dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00 në fshatin Botushë të Gjakovës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmoj me një mjetë të mprehtë thikë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Tutje thuhet rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”. /Telegrafi/

Exit mobile version