Kanë vazhduar punimet e trasesë së gazsjellësit në Vodno, edhe pse ka kundërshtime dhe reagime nga OJQ-të e vendit.
Aktivistët e “E duam Vodnon” kanë publikuar një video ku shihet se si vazhdohet me punime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata janë të revoltuar pasi që institucionet janë treguar të shurdhur ndaj kërkesave të tyre, duke ritheksuar se janë kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno dhe se punimet duhet të ndërpriten.
Nga kompania MER thonë se janë të hapur për bisedime dhe kërkojnë nga shoqatat qytetarë që të sqarojnë keqkuptimet. Edhe nga Ministria për Transport dhe Lidhje thonë se të gjitha çështjet diskutohen dhe vendimet miren përmes debateve publike.
Aktivisët u munduan që përmes mburojës së gjallë të pengojnë punimet./Telegrafi/