Telegrafi

Tentohet të futen 507 kg kafe ilegalisht nga Maqedonia në Shqipëri

Policia kufitare shqiptare në afërsi të fshatit Viçishtë në kufirin Shqipëri-Maqedoni në afërsi të Dibrës, janë konfiskuar 507 kilogram kafe duke u përpjekur të importоhen ilegalisht nga Maqedonia në territorin shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kafja ishte ngarkuar në furgon, pronari i të cilës ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por ishte vërejtur nga policia.

Shoferi B.T.(51) banor i fshatit kufitar Gjuricë e Poshtme, kur e vërejti se ndjekeshte nga policia, e ka braktisur automjetin dhe ka ikur.

Policia po kërkon B.T. i cili do të përgjigjet për trafikimin e mallit të akcizës. /Telegrafi/