Telegrafi

Tentim grabitje në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë, në ora 21:28, tre të dyshuar nën kërcënimin e armës, shkopit dhe thikës, kanë tentuar të grabisin arkën.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Pasi është aktivizuar alarmi të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/