Policia raporton se dje në Pejë ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave, ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit kanë therur me thikë një person, ndërsa personin tjetër e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.