Pronari i një Ferrari Roma kohët e fundit ka zbuluar vështirësitë e veturës GT me motorin në pjesën e përparmë në disa nga rrugët e ngushta që do të gjeni në Itali.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat nuk dihet se saktësisht ku në Itali janë filmuar, por që tregojnë veturën e “bllokuar” mes dy mureve.
Pra bëhet fjalë për një veturë me një gjerësi 1,974 mm, që është shumë më e gjerë se makinat e vogla të qytetit që shpesh do të gjeni në qendrat e qyteteve në të gjithë Italinë.
Ajo që është veçanërisht interesante për videon është fakti se në pikën më të ngushtë të rrugës, shoferi i Ferrarit ende duket se po përpiqet të kapërcejë hendekun.
Por menjëherë pas kësaj, një zonjë mund të shihet duke iu afruar dhe duket se i tregon shoferit se thjesht nuk ka asnjë mënyrë që vetura të kalojë këtë hapësirë. /Telegrafi/