Policia dje pasdite në Pejë ka arrestuar një person nën dyshimin për tentim vrasje.
Në njoftimin e policisë rajonale të Pejës, thuhet se dje në orën 16:20, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Viktimës raportohet se i është ofruar tretmani mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.