Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku një 72-vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me sëpatë.
Policia njofton se lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.
“Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati”.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/