Një tentim vrasje ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje.
Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është nën hetime. /Telegrafi/