Një person pas një mosmarrëveshje është sulmuar me armë zjarri nga një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:40, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pastaj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur nga ndonjë predhë.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Njësit policore janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/