Telegrafi

Tentim vrasje në Podujevë, sulmohet me plumba një veturë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Sibovc të Podujevës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se sipas informatave të para dyshohet se është shtënë me armë në drejtim të një veture e cila ishte në qarkullim.

“Rreth orë 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës. Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje. /Telegrafi/