Dy persona janë arrestuar në fshatin Shkozë të Malishevës, pasi që dyshohet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/