Telegrafi

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje verbale ka qëlluar me armë një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:18 në fshatin Dujakë, në Gjakovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

“Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari  kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/