Telegrafi

Tentim-vrasje në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një vrasje në tentativë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Ferizaj.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur një tjetër, duke ia drejtuar armën.

“Ferizaj 01.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet tutje në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/