Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur në Deçan, të shtunën mbrëma rreth orës 23:40.
Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një rrahje në mes vete me ç’rast dyshohet se njëri nga të dyshuarit me veturë ka goditur dy të dyshuarit tjerë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit të tjerë janë në kërkim policor. /Telegrafi/