Telegrafi

Tentim vrasja në Sllatinë, policia gjeti 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes – të dyshuarit ende në kërkim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera rreth vrasjes në tentativë që ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Sipas raportit thuhet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti nën hetime.

Ndryshe dje gjatë ditës, policia i ka thënë Telegrafit se rasti kishte ndodhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresje. /Telegrafi/