Telegrafi

Tentim vjedhje në një lokal në Prishtinë

Një tentim vjedhje ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, mbrëmë pas mesnate.

Dy persona kanë tentuar të thyejnë derën e një lokali ku gjendet edhe Klubi i Biçiklistëve.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga kamerat ku shihen dy persona duke tentuar ta hapin derën e këtij lokali.

Ndërkaq policia ka dalë sot në vend ngjarje. /Telegrafi/