Telegrafi

Policia parandalon një vetëvrasje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Ferizaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke tentuar të kërcejë nga kulmi i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 21:55.

“Viktima mashkull K/Shqiptar kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke tentuar të kërcejë nga kulmi i shtëpisë, por falë reagimit të policisë viktima ka zbritur nga kulmi i shtëpisë”, thuhet në raport.

Personit i është ofruar tretmani mjekësor. /Telegrafi/