Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim rrëmbimit në Prishtinë.
Në raportin policor thuhet se viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi kishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur.
Rasti ka ndodhur të martën, në orën 10:30.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur”, thuhet në raport.
Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/