Telegrafi

Tentim grabitje në Fushë Kosovë – reagon Policia dhe arreston dy person

Foto ilustrim

Një tentim grabitje ka ndodhur ditën e mërkurë në rrugën “Tahir Zajmi” në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se dy persona kishin hyrë në një market dhe nën kërcënimin të armës kishin tentuar të kryejnë një grabitje, por që kishin ndërhyrë policët.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:05.

“Gjatë reagimit policor janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kishin hyrë në një market dhe nën kërcënim të armës kishin tentuar të kryenin Grabitje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë (5) fishek”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistimi me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/