Hajni i paemëruar që ka dashur të ikte nga qelia e burgut në Santa Fe të Argjentinës, është ngujuar dhe më pas gardianët u munduan për tre orë për ta nxjerrë nga aty.
I dënuari për vjedhje biçikletash, e kishte hapur një vrimë në tavan, përmes së cilës provoi të kalonte rrjetën metalike. Por, duket se nuk llogariti si duhet edhe masën e tij trupore.
“Qenka shumë i plotë, i duhet një shtytje e fortë”, është një nga komentet e shumta.
Raportohet se atë e kanë transferuar në një burg tjetër, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse do të merr dënim shtesë, për tentativën për arratisje dhe dëmtimet që shkaktoi. /Telegrafi/
https://youtu.be/Ns1ECSBO8pM