Telegrafi

Tensionohet situata para finales së Ligës së Konferencës: Tifozët e Feyenoordit urinojnë autobusin e Romës

Tifozët e Feyenoord ka qenë të parët që kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa ata të Romës kanë nisur të mbërrijnë mëngjesin e sotëm (e martë).

Kujtojmë që ekipi i Giallorosëve dërgoi në Shqipëri autobusin zyrtar të saj, ndërsa ata të Feyenoord preferuan të merrnin një me qira.

Tifozeritë e skuadrave urrehen ndjeshëm me njëra-tjetrën, duke kujtuar këtu situatën e vitit 2015, kur holandezët shkatërruan Romën, ndërsa ata italianë ia kthyen me të njëjtën monedhë në Holandë.

Lexo po ashtu Fillimisht ironizoi Roma me shqiptarët për shkak të finales së Ligës së Konferencës – por Edi Rama ua kthen Giallorossëve

Frika për incedente dhe trazira është lartë në Shqipëri edhe pse masa të rrepta janë marrë për mbarëvajtjen e saj, ku është tentuar që dy tifozeritë të mos kenë asnjë pikë takimi. Nuk dihet se sa kjo do të arrihet.

Ditën e sotme, tifozët e Feyenoord kanë ndezur gjakrat pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje teksa ata sh*rrojnë autobusin e Romës. /Telegrafi/

https://twitter.com/HooligansTV_eu/status/1529043210877685762