Në qytetin e Koçanit sot po protestohet pas zjarrit tragjik që shpërtheu në një klub nate në të cilën humbën jetën 59 persona.
Protestuesit para objektit të komunës së Koçanit bënin thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi.
Protesta është e tensionuar, ku protestuesit thyen barrierën dhe gjuajnë me vezë.
“Nuk vdesim nga fatkeqësitë, por vdesim nga korrupsioni”, thonë protestuesit.
Dje ndodhi një tragjedi në Koçan ku u djeg objekti i një klubi nate, në të cilën humbën jetën 59 persona./Telegrafi/