Telegrafi

Tensionimi i situatës në veri, KFOR-i rrit numrin e patrullimeve

Foto: Arkiv

Pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga KFOR.

KFOR-i bën me dije se janë duke monitoruar nga afër situatën në tërë Kosovën “dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij”.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot është raportuar për një ndërhyrje të KFOR-it në zhbllokim të situatës në veri të vendit, por për një gjë të tillë kryeministri Albin Kurti theksoi se nuk ka informacione.

“Sot kam pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe bashkë me ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në Kosovë. Unë nuk kam informacion të tillë për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it në veri”, deklaroi sot kryeministri Kurti. /Telegrafi/