Site icon Telegrafi

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Big Brother VIP Albania ka përjetuar një moment dramatik në episodin e fundit, kur reperi nga Peja, Gjesti, tentoi të largohej nga shtëpia në mes të spektaklit.

Pas debateve të shumta dhe dinamikave të tensionuara që kanë shoqëruar javët e fundit, Gjesti duket se nuk i përballoi më presionet emocionale.

Në një moment të papritur gjatë transmetimit, ai u ngrit, hoqi mikrofonin dhe u drejtua drejt derës, duke tentuar të largohej nga formati.

Lexo po ashtu U kritikua se donte ta puthte me zor Loredanën, Jozi: Po mundohet kjo kultura e perëndimit të na ndryshojë, por meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma

Kjo shkaktoi një alarm të menjëhershëm në shtëpi, me banorët që u përpoqën ta qetësonin. Egli, një nga banorët më të afërt me Gjestin, dhe prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, ndërhynë për ta rikthyer atë brenda shtëpisë.

Pasi u kthye, Gjesti shkoi direkt në dhomën e rrëfimit, ku kërkoi t’i jepej fjala. I indinjuar nga situatat e krijuara, ai shprehu hapur zhgënjimin e tij dhe kërkoi një mundësi për të sqaruar pozicionin e tij përballë publikut. “Kam shumë për të thënë dhe nuk dua që kjo të keqkuptohet më tej”, raportohet të ketë thënë ai.

Lexo po ashtu "Ti na shkatërron gjumin, tallesh me ne, ti nuk e përfaqëson Kosovën, atë e përfaqësojnë martirët e UÇK-së", Laert Vasili i çartet Gjestit në spektakël

Kjo ngjarje ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë ndarë opinione të ndryshme mbi veprimet e Gjestit dhe dinamikat që ai ka shkaktuar. Disa e kanë mbështetur për guximin e tij për të shprehur ndjenjat, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për mungesë kontrolli emocional. /Telegrafi/

Exit mobile version