Telegrafi

Tensionet Kosovë-Serbi, Hasani: Nuk mjafton dënimi i Banjskës, nuk duhet të përsëritet

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka reaguar me anë të një postimi në platformën “X” duke u shprehur se nuk mjafton vetëm dënimi i sulmit të Banjskës, por duhet të sigurohemi që një gjë e tillë të mos ketë përsëritje.

Duke iu referuar fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Linda Thomas-Greenfield, Hasani tha se ndërkohë që ka kërcënime ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, Shqipëria do qëndrojë krah saj në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.

Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë” shkruan Hasani. /Telegrafi/