Telegrafi

“Tensione të reja në qiell”, momenti kur aeroplanët luftarakë britanikë dhe gjermanë përgjojnë aeroplanët rusë mbi Baltik

Tre aeroplanë ushtarakë rusë janë “kapur” në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik, tha të mërkurën Luftwaffe e Gjermanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gjermania dhe Britania dërguan aeroplanë Eurofighter për të identifikuar dy aeroplanët luftarakë Sukhoi Su-27 dhe një Ilyushin Il-20, kanë thënë forcat ajrore gjermane në Twitter.

Ata madje kanë postuar disa imazhe që thuhet se tregojnë aeroplanin rus në mes të fluturimit.

Siç vë në pah Reuters, aeroplanët ushtarakë rusë fluturojnë rregullisht nga Rusia kontinentale në Kaliningrad dhe mbrapa, që do të thotë se takime të tilla janë mjaft rutinë në rajon.

Gjermania ia dorëzoi Britanisë përgjegjësinë për misionin e policisë ajrore të NATO-s në Baltik në fillim të këtij muaji.

Aleatët e NATO-s hyjnë për të mbrojtur hapësirën ajrore atje, sepse Lituania, Letonia dhe Estonia nuk kanë aeroplanët e tyre luftarakë. /Telegrafi/