Me tensione dhe pa kuorum për të votuar. Kështu ishte mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku nuk u arrit kuorumi për të kaluar propozimin që të bëhet analizë për procesin e dialogut me Serbinë, dhe të dilet pastaj me rekomandime për qeverinë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi- Dragusha e lëshoi mbledhjen kur erdhi koha e votimit, kurse u kthye në sallë pas votimit.
Deputetët Time Kadrijaj dhe Danush Ademi nuk votuan fare, andaj 5 votat pro, nuk ishin të vlefshme për kuorum.
Mbledhja e sotme u përcoll me tensione dhe debate në mes të deputetëve.
Për çështjen e dialogut, Time Kadriaj nga AAK, iu drejtua Vjosa Osmanit dukeni i thënë: A e keni pyetur shefin tuaj për këtë diskutim sot?
“Shefi im është populli, unë funksionoj ndryshe, nuk funksionoj me shef sikur ju”, ishte përgjigja e deputetes së LDK-së, raporton KP.