Site icon Telegrafi

Tensione në Kuvendin e Kosovës për fillimin e seancës së jashtëzakonshme, largohet LVV-ja përveç njërit deputet

Me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme që në rend dite ka debatin parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Ndaj vendimit të Konjufcës janë revoltuar bashkë partiakët e tij, të cilët janë larguar nga salla e Kuvendit.

Deputetët e LVV-së kanë kërkuar që të përfundohet seanca paraprake e cila në rend dite kishte për të trajtuar edhe katër pika, mirëpo Konjufca vazhdoi me seancën e jashtëzakonshme.

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola pati një përplasje verbale me deputetin e LDK-së, Besianë Mustafa.

“Pse po doni me nalë kur kenë tu shku mirë projektligjet”, tha Gola.

Ndërsa, deputeti i LDK-së Besianë Mustafa iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Mirë që s’je ti kryetar, por është Glauk Konjufca”.

Ndërkaq, në seancë po qëndron deputeti Eman Rrahmani nga radhët e LVV-së. /Kallxo/Telegrafi/ 

Exit mobile version