Site icon Telegrafi

Tension që në natën e parë në BBVA: Rike dhe Ilsida në përplasje fjalësh

Në një atmosferë plot shkëlqim dhe pritje, filloi mbrëmjen e së shtunës (13 janar) edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.

Në mbrëmjen e parë të BBVA, 18 personazhe të njohur të botës së spektaklit, televizionit, sportit dhe jo vetëm, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë gati për të përballur sfidat e shumta që i presin.

Pjesë e këtij edicioni është edhe Rike Roci, bukuroshja shqiptare e cila është bërë e njohur nga paraqitja në kampionat evropian.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se për Riken nata e parë nuk ka shkuar pa incidente, pasi pati një tension të menjëhershme me konkurrenten, Ilnisën.

Sipas Rikes, Ilnisa i ka qeshur asaj në fytyrë, të cilën Rike e ka perceptuar si ironike dhe të pavënd.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky veprim ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga ana e Rikes, e cila nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj asaj që e ka konsideruar një lloj talljeje.

Ndërsa Ilsida thotë që nuk e bëri në tendencë. “Unë po bëja shaka, unë kam humor të zi.” – shpjegohet Ilnisa. /Telegrafi/

Exit mobile version