Telegrafi

Tension në zhveshtoret e Interit pas barazimit me Slavia Pragën, konfrontohen Lukaku dhe Brozovic

Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic raportohet se kishin një konfrontim në dhomat e zhveshjes pas barazimit 1-1 të Interit me Slavia Pragën.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Lukaku akuzoi pas lojës shokët e tij të Interit se nuk treguan trimëri të mjaftueshme kundër Slavisë.

Kjo nuk është pritur mirë nga kroati Brozovic, i cili e shihte atë si një sulm indirekt dhe nuk pajtohej me kritikën e sulmuesit belg.

Lexo po ashtu Conte merr përgjegjësinë pas barazimit: Nuk ishte futbolli që duam të luajmë, Slavia na dominoi

Gazeta thekson se lufta e fjalëve nuk u shndërrua në përleshje, por ky zbulimi vjen vetëm dy ditë para derbit me Milanin.

Megjithë barazimin e tyre në Ligën e Kampionëve, Interi ka një rekord 100 për qind pas tre ndeshjeve të para në Serie A dhe kryeson tabelën me nëntë pikë. /Telegrafi/