Deputetët e përjashtuar të opozitës janë përplasur sot në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë me punonjësit e Gardës në tentativë për tu futur në seancën e sotme parlamentare.
Deputetët në mbështetje të grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë paralajmëruar sërish kaos në seancën e sotme parlamentare. 13 deputetët e përjashtuar po tentojnë të futen në sallë.
Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.
Deputetët e përjashtuar:
Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu. /Telegrafi/